LIFE STYLE

Ka ardhur koha të ndaheni? Ja tri shenjat që e tregojnë këtë

15:08 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

A duhet apo jo të ndaheni me partnerin? Nëse jeni në dyshim këtë vendim persona duhet ta merrni vetë dhe jo dëgjoni të tjerët. Por, kur të vjen koha të ndaleni e ta mendoni mirë situatën në të cilën jeni, zgjedhja duhet të jetë e juaja.




Sidoqoftë, kur e dini se është koha për t’u ndarë? Më poshtë, po ju tregojmë disa nga shenjat për të cilat ekspertët thonë se shërbejnë si indikatorë të fortë që më mirë është të ndaheni.

A ju bezdis partneri?

Normalisht, kur shpenzoni sasi të konsiderueshme të kohës me dikë, ai/ajo ka predispozita të bëhet i bezdisshëm. Por, nuk e kemi fjalën për këtë lloj bezdie. Nëse partneri ju bezdis në jetën e tyre të përditshme për çdo gjë të mundshme, atëherë kjo është diçka të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje.

A ka ofendime në lidhje?

Çdo çift fjaloset – ose të paktën çiftet në lidhje të shëndetshme. Është e rëndësishme të fjaloseni. Por nëse e gjeni veten në fjalosje ku ka shumë ofendime, atëherë kjo është shenjë e një problemi më të madh.

A do t’i bënit gjërat më parë vetë sesa me atë?

Shpenzimi i kohës në vetmi është diçka tejet e çmueshme e cila na nevojitet të gjithëve. Por nëse filloni të dëshironi që të gjitha aventurat t’i bëni pa partnerin, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë.

A dëshironi të provoni ende?

Vetëm se jeni përgjigjur me “po” në pyetjet e mëparshme kjo jo domosdoshmërish do të thotë se është koha të hiqni dorë nga lidhja. Pas këtyre, duhet ta pyetni veten: a dëshironi të përpiqeni ende? Çdo lidhje i ka të këqijat dhe të metat e veta. Por, nëse në fund të ditës të qenurit pa këtë person ju bën më të pikëlluar sesa kur jeni me të, atëherë ndoshta duhet të provoni ende.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.