LIFE STYLE

Këto janë gjërat e frikshme që mund të “nuhasin” kafshët shtëpiake

14:27 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mund t’iu duket e çuditshme por kafshët shtëpiake mund të nuhasin gjëra të frikshme. Shumica e njerëzve mendojnë se ndonëse qentë mund t’i ndjejnë ngjarjet që kanë të bëjnë me motin apo t’i nuhasin gjërat si drogat e bombat, aftësitë e tyre nuk e kalojnë normalen.




Por, kjo është një e pavërtetë dhe mit i cili duhet thyer. Më poshtë ju sjellim disa prej gjërave të frikshme që qentë mund t’i nuhasin apo ndjejnë:

Fantazmat

Nëse keni qen, me siguri e keni parë ndonjëherë duke e habitur shikimin në ajër ose ka filluar t’i lehë murit. A ka diçka aty të cilit po i leh qeni, apo thjesht kafsha juaj shtëpiake është çmendur?

Belle Marie Niblett, specialiste e certifikuar e kafshëve shtëpiake, thotë se faktikisht kafshët shtëpiake e kanë aftësinë të ndjejnë, shohin, nuhasin dhe të dëgjojnë gjëra të cilat njerëzit nuk munden.

Se a janë këto gjëra fantazma apo jo, kjo ju mbetet juve të vendosni se çfarë besoni.

Frika…

Disa njerëz mendojnë se qentë dhe macet mund ta nuhasin frikën. Ndonëse kjo nuk është domosdoshmërish e vërtetë, disa kafshë e kanë aftësinë ta interpretojnë gjuhën e trupit dhe të nuhasin gjëra të caktuara përmes së cilave e kuptojnë se a është një person i frikësuar apo jo.

Qeni e di nëse jeni person i mirë apo jo

Është e vërtetë se disa njerëz mendojnë se kafshët shtëpiake nuk janë asgjë më shumë sesa gjallesa të cilat ecin, hanë dhe kryejnë jashtëqitje. Sidoqoftë, disa të tjerë u besojnë instinkteve të kafshëve të tyre dhe nuk pranojnë të futen në lidhje me dikë që qeni nuk e pëlqen.

Por, a është e vërtet se qeni mund ta nuhasë apo ndiejë nëse dikush është apo nuk është i besueshëm?

Sipas një studimi shkencor, qentë faktikisht mund ta kenë këtë superfuqi.

Fatkeqësitë natyrale

Pas një fatkeqësie natyrale, shpeshherë njerëzit thonë se kafsha e tyre shtëpiake ka qenë duke u sjellë në mënyrë të çuditshme pak momente para se të ndodh tërmeti apo tornado. A munden kafshët t’i ndjejnë apo nuhasin këto fatkeqësi?

Ndonëse disa thonë se nuk ka dëshmi shkencore që shërbejnë si indikatorë se kafshët mund t’i parashikojnë fatkeqësitë natyrale, fakti është se kafshët shohin, ndjejnë nuhasin dhe dëgjojnë gjëra të cilat njerëzit nuk munden, prandaj është e logjikshme që qeni juaj e di çfarë do të ndodh para se ta merrni vesh ju.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.