POLITIKË

Lleshi/ Pampuri: Opozita do vendosë nëse do shkoj në Kuvend për të dëgjuar Metën

15:54 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri shprehet se opozita do të vendosë unanimisht nëse do të jetë prezente në Kuvend për të dëgjuar argumentet e Presidentit Meta për mos dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.




Në emisionin “Politika Online”, të Gazetës Shqiptare, Pampuri shpreh nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale në të njëjtën ditë.

“Opozita do të unifikojë së shpejti vendimin në lidhje me rikthimin ose jo të saj në Kuvend, për të dëgjuar arsyet e Presidentit Ilir Meta pas refuzimit të dekretimit të Sandër Lleshit për Ministër të Brendshëm”.

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri “zbulon” se fronti opozitar ende nuk ka një qëndrim për këtë çështje, ndërsa prezencën në Kuvend, Pampuri e kushtëzon me luftën ndaj lidhjeve të politikes me krimin.

Shmangien e krizës politike, deputetja e PD e gjen në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në të njëjtën ditë me ato lokale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.