Kryesore

Meta mund të lërë Presidencën për LSI-në? Rama: Çdo gjë ndodh por…

11:55 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sokol Balla: Zoti kryeministër ka një skenar, që ju e quani të kazanit apo legenit mediatik, që Ilir Meta mund lërë pozicionin e presidentit, ti rikthehet. Të drejtojë opozitën, pasi duket që veprimi i tij për Lleshin më shumë se sa entuziazëm në LSI ngjalli entuziazëm…




Edi Rama: Ti po thua që të lërë Presidencën e të drejtojë opozitën?

Sokol Balla: Si e shikoni këtë skenar, i frikësoheni, i ndruheni këtij skenari?

Edi Rama: Që të iki nga Presidenca, të marrë prapë flamurin e LSI-së dhe të fillojë…

Sokol Balla: Flamurin e LSI-së ju e dini e mori dhe fitoi 19 deputetë…

Edi Rama: Tani ti kërkojë popullin nën armë si ish-komandant i përgjithshëm, jo. Nuk e mendoj… Ne këtu fall nuk hedhim, çdo gjë ndodh por nuk e mendoj…

Mes ngërçit të krijuar, pas mos dekretimit të emrit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, duket se skenarët që kanë qarkulluar në korridoret e politikës kanë qenë të shumtë. I fundit, për një largim me dëshirë të Ilir Metës nga posti i Presidentit është diskutuar mbrëmjen e së enjtes, dhe gazetari Sokol Balla ka pyetur kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit tha se nuk e beson, megjithatë Kushtetuta ia lejon Ilir Metës që të largohet nga drejtimi i Presidencës.
Neni 88 i Kushtetutës, pika 4 thekson se: “Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes se tij”.
Edhe argumenti që dha kryeministri Edi Rama se një ish-President nuk mund të marrë flamurin e një partie duket se rrëzohet. Vlen të kujtojmë këtu ish-Presidentin Bamir Topi, i cili pasi mbaroi mandatin krijoji një parti politike dhe doli kërkoi vota.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.