AKTUALITET

Ngjarjet në Bularat, 52 shtetas grekë shpallen non grata

14:36 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

52 shtetas grekë janë shpallur non grata nga autoritetet shqiptare. Ka qenë zëvendës minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshi i cili në një konferencë për mediat ka treguar masat e marra pas shfaqjes së turpshme që u bë të enjten në Bularat, në varrimin e Konstandinos Kaçaifas.




Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”, deklaroi Lleshi.

Sipas zëvendës ministrit ngjarjet e së enjtes në Bularat ishin një provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm.

Individë e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur: Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi. Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.