LIFE STYLE

Nuk i duroni dot zhurmat? Keni gjasa të jeni një gjeni

11:31 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një studim janë përfshirë rreth 100 persona të cilëve u është bërë një test lidhur me bezdisjen që kishin ndaj zhurmave, kjo e fundit e quajtur në terma shkencor misofonia. Këta persona janë pyetur nëse kishin bezdi të dëgjonin zhurma të tilla si përtypjet e një personi teksa ha, si dhe për njohuritë apo aftësitë që kishin në fusha të ndryshme të artit.




Studiuesit gjetën një lidhje të drejtë midis kreativitetit në fusha të ndryshme të artit dhe ndjeshmërisë ndaj zhurmave përtypëse. Gjithashtu kanë gjetur të dhëna lidhur me këtë aspekt edhe tek persona të njohur në shkencë dhe letërsi, si Charles Darwin, Anton Chechov dhe Marcel Proust. Ata kishin të njëjtin shqetësim ndaj zhurmave të përtypjes së të tjerëve. Më vonë ata zbuluan se edhe Goethe, apo Franz Kafka kishin po të njëjtat bezdi në përditshmërinë e tyre.

Ata zbuluan se këta persona janë më kreativ krahasuar me ata që nuk e kanë këtë ndjeshmëri. Ndaj nëse të bezdisin zhurmat, sidomos ato të përtypjes në qetësi, ka shumë mundësi të jesh një gjeni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.