Kronikë

Pinë kafe bashkë, më pas e qëlloi me çifte… Detaje nga vrasja në Vlorë

15:24 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasje në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë lokale është vrarë kreu i njësisë administrative Kotë, Fatmir Hodaj.




Mësohet se 63-vjeçari është qëlluar me një armë gjahu në një lokal në qendër të fshatit.

Sipas dëshmitarëve autori dhe 63-vjeçari kanë pirë kafe dhe kanë biseduar bashkë për rreth 30 minuta. Më pas autori i dyshuar, 43-vjeçari Admir Delaj ka shkuar ka marrë çiften dhe e ka qëlluar nga pas në lokal.

43-vjeçari është përpjekur të largohet por  arratia e tij ka zgjatur vetëm 30 minuta, pasi ka rënë në prangat e policisë. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.