POLITIKË

Prishja e banesave tek “Unaza e Re”, Basha: Shteti ka shkelur ligjin

13:50 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar këtë të premte, banorët e “Unazës së Re”, të cilët janë në ditën e shtatë të protestës duke kërkuar dëmshpërblim për prishjen e banesave nga projekti i aksit nga “Pallati me Shigjeta” tek “Dogana”.




Basha takoi një përfaqësi të banorëve të cilët ripërsëritën kërkesën e tyre për dëmshpërblim të plotë të shembjen e shtëpive pavarësisht nëse kanë apo jo certifikatë pronësie.

“E kam ndjekur këtë çështje që nga minuta e parë. Jam ndjerë i tronditur dhe i shkuar nga ajo që kam parë. U ballafaqova me dramën e këtyre familjeve dhe të mijëra shqiptarëve që po vendosen në një presion psikologjik”, tha Basha.

Kryedemokrati iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në Unazën e Re, dhe mos të presin që t’u vijë e keqja tek dera e shtëpisë.

“Asgjë nuk respektohet, pasi Edi Rama dhe Veliaj kanë një projekt bashkë me një grup oligarkësh dhe bandash që duan të pastrojnë paratë e drogës. Shkelin ligjin dhe Kushtetutën për të shkatërruar shtëpitë. Një pjesë e tyre të legalizuara dhe një pjesë në proces. Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduar Shqipëria. Sa e rrezikshme është kjo bandë e kam paralajmëruar. Mos prisni që t’u vijë e keqja në pragun e shtëpisë tuaj, por ejani këtu. Mbroni ligjin, Kushtetutën. Në këtë skandal s’ka asgjë të ligjshme. Shteti ka shkelur ligjin, kryeministri ka shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme këtu është rezistenca e këtyre banorëve. Shkelja e ligjit është tipar i kësaj qeverie. Ky është mesazhi i PD. PD ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të tyre me këshilltarë dhe deputetë. Do qëndrojmë pro kauzës së këtyre banorëve”, përfundoi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.