POLITIKË

Takim pas refuzimit të dekretimit të Lleshit, Meta: Me Fleckeinstein diskutuam për reformat

16:23 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me me eurodeputetin Knut Fleckeinstein.




Përmes një postimi në “Facebook:, presidenti shkruan se në fokus të diskutimit në këtë takim kanë qenë implementimi i reformave në sistemin e drejtësisë, në mënyyrë që çelja e negociatave më BE të bëhet sa më parë.

“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkruan Meta.

Kujtojmë që, takimi i presidentit me eurodeputetit vjen fill pas refuzimit të Metës për dekretimin si ministër i Brendshëm Sandër Leshi, për të cilin nuk ka dhënë një argument të qartë për këtë vendim.

Ky vendim ngjalli përsëri jo vetëm debatin opozitë-qeveri, por dhe mes presidentit e kryeministrit.

Pavarsishtë vendimit të më herëshëm, Rama u shpreh se Metës do t’i lihet kohë që ta rimendojë vendimin e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.