Show-Bizz

Ariana Grande përzgjidhet Gruaja e Vitit

20:18 - 10.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Ariana Grande do të marrë çmimin në edicionin e 13-të të “Gruas në Muzikë” që do të organizohet nga ky medium më 6 dhjetor në New York.




Në një njoftim, “Billboardi” ka thënë se Grande i qëndron prapa “vendimeve të veta në një botë që nuk është shumë mikpritëse për gratë”.

Në vitin e fundit, Grande kishte hyrë në “Top 40” me hitet “No Tears Left to Cry”, “Breathin” dhe “God Is a Woman”.

Ajo organizoi edhe një koncert në Manchester vitin e shkuar duke grumbulluar më shumë se 23 milionë dollarë për viktimat e një viti më herët nga bombat në këtë qytet, shkruan koha.net.

Këtë çmim e kanë fituar edhe Taylor Swift, Lady Gaga, Madonna e Selena Gomez.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.