Kryesore

Braho paralajmëron Metën: Nëse nuk e dekreton Lleshin, gati opsioni tjetër

14:02 - 10.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vite më parë ishin pjesë e së njëjtës forcë politike, ndërsa sot Spartak Braho dhe Ilir Meta ndajnë qëndrime krejt të kundërta sa i përket debatit kushtetues, nëse Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë një propozim për ministër të kryeministrit ose jo. Në një reagim për “Gazetën Shqiptare”, deputeti socialist, Spartak Braho, në cilësinë edhe të një njohësi të mirë të ligjit, e quan të padrejtë refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Sandër Lleshit.




Sipas tij, akti i dekretimit nuk është çështje bindjesh, por kërkesa dhe referenca kushtetuese, të cilat sipas tij, mungonin në rastin në fjalë. Ai thekson se me këtë argument, kreu i shtetit mund të refuzojë nesër edhe propozimin e mazhorancës qeverisëse për emërimin e kryeministrit. “Me këtë logjikë, presidenti mund të kthejë mbrapsht tërë kabinetin qeveritar, gjë që s’është normale. Nuk ka asnjë pretendim nga presidenti që Sandër Lleshi nuk plotëson kriteret, nuk ka shprehur as mendime që lidhen me aftësitë profesionale, morale dhe politike të tij”, shprehet Braho.

Replika
Duke replikuar në distancë me Presidentin Meta, Braho u shpreh se diletantë janë këshilltarët e kreut të shtetit, të cilët në refuzimin që i bënë kandidaturës së Lleshit nuk arritën të sjellin asnjë argument ligjor. “Në vazhdimësi antidekretin e presidentit e kanë gjykuar si anormalitet dhjetëra juristë e konstitucionalistë profesionistë. Nuk bëhet fjalë për diletantë, siç i fyen presidenti, por doktrinarë të çështjeve kushtetuese, mungesa e të cilëve në trupën e këshilltarëve të këtij niveli dukej qartë, për shkak të mungesës së argumenteve dhe aq më tepër të referencave kushtetuese për arsyetimin e refuzimit. Ky ishte diletantizëm ashiqare.

Bile për të qeshur. Por nejse. Kryeministri e dërgoi përsëri propozimin për Sandër Lleshin për t’u dekretuar”, u shpreh Braho. Ai hedh poshtë edhe rastin “Matarella”, që sjell Presidenti Meta për analogji, duke theksuar se idetë që përqafonte ministri që ai refuzoi binin ndesh me të gjitha parimet dhe politikën e shtetit italian. “Ai ka bërë një analogji, me kthimin që ka bërë Presidenti Sergio Matarrela për ministrin e qeverisë italiane, por kjo analogji nuk qëndron sepse ministri i refuzuar nga presidenti italian ishte kontrapedal me gjithë politikën që ndjek shteti italian në kuadër të marrëdhënieve me Bashkimin Europian”, shtoi Braho.

Paralajmërimi
Gjithashtu, Braho i kujton Presidentit Meta se si ish-kryeministër e di shumë mirë se emërimi i një ministri është vullnet i mazho-rancës, ndërkohë që thekson se edhe nga ana e sigurisë, vendi nuk mund të qëndrojë pa ministër të Brendshëm. “Presidenti duhet të dijë mirë sepse ka qenë kryeministër kohë më parë. Vendi nuk duhet të lihet në një vakancë të tillë, për një strukturë të posaçme, të veçantë dhe të rëndësishme, siç është Ministria e Brendshme. Vullneti i mazhorancës është që z.Lleshi të jetë ministër i Brendshëm sa më parë”, theksoi Braho. Në vijim të kësaj domosdoshmërie, ai bën të ditur se edhe gjithë përfaqësuesit e huaj, miq të vendit tonë, kanë kërkuar një Ministri të Brendshme tërësisht funksionale. “Sot (dje) në Tiranë erdhi Flankenshtejn i shqetësuar për bojkotin e opozitës, reformën zgjedhore dhe refuzimin e dekretit për ministrin e Brendshëm.

Po dje për këto çështje foli dhe ambasadori i BE-së. Përsëri me shqetësim për normalitet dhe vazhdimësi të reformave dhe qeverisjes”, shtoi deputeti socialist. E nëse kreu i shtetit nuk do të reflektojë edhe ndaj këtij propozimi të dytë të kryeministrit, Braho nuk ngurron në fund t’i bëjë atij edhe një paralajmërim të drejtpërdrejtë, teksa flet për një opsion tjetër ligjor dhe kushtetues që mund të ndërmerret nga mazhoranca. “Shpresoj të ketë reflektim pozitiv, përndryshe për të zhbllokuar situatën ka dhe edhe një opsion tjetër kushtetues dhe të ligjshëm”, nënvizoi Braho, çka duket se është një paralajmërim për Metën se mund të përballet dhe me një nismë shkarkimi, ndonëse mazhoranca nuk i ka votat.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. spartak braho nji flliqsire i ndyre nji spiun ,kriminele i provuar qyshe ne kohen e komandantit te tije sh dulle by,,, qiri.Turpe i malle per sh edvin qe akoma lejon nji kriminel te betuar,te jete akoma deputet i kuvendit.Pore thuaj kta jane monstrat tona qe bejne parlamentin e popullit..Si ky flliqsire jane pothuaj pjesa me madhe e ktije parlamenti qesharak,rrofshin spiujte e komunistat,lindshin nji e vdekshin 1 miljon e nji,ky eshte urimi per spiujte e komunistat.

    Përgjigju ↓
  2. Po akoma jep mend kplakushi budall braho,? Kujdes brah….Iim,koha jote ka mbaruar, matuf plak spiun e maskara, ik ha pension in dhe bej nje WC tjetese mbase te duhet ,per te futur koken tende te dhjere……

    Përgjigju ↓