EKONOMI

Ahmetaj: Tatim edhe pagave minimale

14:53 - 12.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lëvizje e papritur nga Komisioni i Ekonomisë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj hodhi idenë që të gjitha pagat e ulëta të cilat nuk taksohen, të përfshihen në skemë, pra të tatohen me një nivel prej 1 .5%.




“Më thatë për ndryshimin e Tatimin e të ardhurave personale. Do ta diskutojmë kur të vijmë tek diskutimi nen për nen. Besoj unë që janë 55% e të punësuarve që janë jashtë sistemit fiskal, pra nuk kontribuojnë fiskalisht nëpërmjet tatimit të të ardhurave personale besoj se mund të maturojmë një propozim që ta ulim pragun nga 300 ta çojmë 100 apo të fusim në sistem me 1.5% taksë të gjithë. Unë e kam bërë një propozim besoj do diskutohet në të ardhmen që t’i fusim të gjithë kontribuues me 1.5% tatim të ardhurash personale dhe bëjmë të gjithë gamën e të punësuarve brenda sistemit kontributiv fiskal”,tha Ahmetaj

Sipas të dhënave në drejtorinë e bizneseve VIP ku përshihen kompanitë e mëdha, rreth 42 % e të punësuarave deklarojnë pagë 30 mijë lekëshe që për ministrin është një situatë e papranueshme.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.