Nostalgji

Nostalgji/ Leonora Poloska: Unë jam një femër e fortë, por se di në meshkujt e pëlqejnë këtë…

16:00 - 12.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nostalgji/ Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Leonora Poloska: Unë jam një femër e fortë, por se di në meshkujt e pëlqejnë këtë…




Këngëtarja e njohur nga Kosova, Leonora Poloska, ndan sot me të gjithë lexuesit e suplementit “Bluetooth”, detaje të reja nga jeta e saj private dhe artistike. Ka kaluar vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit në bashkëpunim me MC Kresha, dhe siç duket një këngë e re është gati për t’u publikuar shumë shpejt. Sa i përket jetës sentimentale, Leonora aktualisht është duke shijuar statusin e saj prej beqareje… Vera është një stinë e ngarkuar me koncerte dhe veç kësaj është stina në të cilën shpallet hapur “lufta” mes këngëtarëve, por për Nora Poloskën, konkurrenca në art nuk duhet të ekzistojë. Lidhur me rivalet e saj në muzikë, ajo plot humor na përgjigjet se muzika nuk është një ring boksi dhe si pasojë për të rivaliteti mes kolegëve nuk ekziston. Çfarë na tregon tjetër këngëtarja? Padiskutim plot gjëra të tjera interesante, andaj lexoni në vijim intervistën…

Si po i kaloni këto ditë të nxehta vere?
Po mundohem t’i “rezistoj” nxehtësisë me sport, shëtitje dhe punë.

Ku i keni kaluar pushimet?
Kam bërë miks duke udhëtuar më tepër në shumë vende duke mos qënduar në një vend. Nuk më pëlqejnë shumë pushimet në një vend, më pëlqen të lëviz.

Kishit në këto pushime ndonjë shoqërues me vete?
Çdo herë kam shoqëri me vete sepse zakonisht gjatë verës më tepër edhe këndoj, kështu që e ndjej më pak lodhjen kur përveç pjesës së këndimit që e bëj vetë, të tjerat i ndaj me shoqërinë, edhe lekët. (qesh)

A është e dashuruar Leonora?
Jo, nuk jam e dashuruar për momentin…

Si do ta përshkruanit mashkullin tuaj ideal?
Mmm…ideal?! (qesh)

Çfarë vlerësoni më shumë ju tek një mashkull?
Të di të më vlerësojë mua.

Po tek një femër?
Të di të vlerësojë veten, duke mos e teperuar.

Vera është një stinë ku prodhohen shumë klipe. Sa i trembet konkurrencës Nora?
Kur flitet për art, sipas mendimit tim nuk besoj që duhet të ketë konkurrencë… Secili jep dicka nga vetja me mundësitë që kemi, dhe këtë diçka e ndajmë dhe me të tjerët. Pëlqehet ose jo, kjo është çështje shijes pastaj, andaj unë si Leonor kam respekt ndaj krijimtarisë njerëzore në përgjithësi.

Sa i përket karrierës, keni në plan ndonjë këngë të re?
Po, për momentin jam duke punuar në një duet me një këngëtare për një event pak më special, por që do ta zbulojmë pak më vonë emrin.

Cili ka qenë reagimi i publikut për bashkëpunimin tuaj me MC Kresha në këngën “Kush o mama”?
Reagimi është përzgjedhje e lirë nga auditori, kështu që shijet janë çështje e hapur… Unë besoj se publikut i ka pëlqyer forma në të cilin erdhi ai bashkëpunim.

E gjenit veten ndopak në atë këngë?
Unë jam një person që dua shumë të eksperimentoj në stile, dhe kur e krijuam si këngë ajo ishte poenta… Kështu që kur punoj vetë me dëshirë, normal që nuk ka hezitim në asnjë moment.

I pëlqen Leonorës që meshkujt ta marrin për një femër të fortë?
Unë jam një femër e fortë në shumë drejtime në jetë, mendoj se mundem të përballoj shumë dhe nuk frikësohem… Sa i përket asaj se a ju pëlqej meshkujve duhet t’i pyesni ata.

Cilat janë rivalet e tua në muzikë?
Mendoj se muzika dallon nga ringu për boks. (qesh)

Kë nga koleget konsideroni mike?
Të gjitha i kam mike dhe kam një respekt të veçantë për të gjithë kolegët në estrade, qofshin këto meshkuj apo femra.

Ky shkrim u botua më 14 gusht 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.