Kryesore

Dekretimi i Lleshit, ambasadori i BE: Brukseli pret emërimin e ministrit të Brendshëm

22:50 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur në lidhje për dekretimin në postin e ministrit të Brendësh, Sandër Lleshi.




Soreca tha se Brukseli pret emërimin e Ministrit të Brendshëm. Gjithashtu ai foli edhe për debatin mes Kryeministrisë dhe Presidencës për emrin e Lleshit, i cili aktualisht po e drejton këtë ministri nga posti i zv/ministrit.

Është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë sëbashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

-A keni ndonjë opinion për dorëheqjen e (Fatmir) Xhafajt?

Luigi Soreca: Publikisht ai nuk i ka treguar arsyet. Sinqerisht që nuk e dimë arsyen e dorëheqjes së tij.

-Keni ndonjë ide.

Luigi Soreca: Ka spekulime, por ky nuk besoj se është roli im. Roli im është që t’u them autoriteteve shqiptare që na nevojitet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale.

– Çfarë është një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale?

Luigi Soreca: Ministri e Brendshme plotësisht funksionale do të thotë që Ministria duhet ë jetë e aftë të ketë titullarin e vet sa me shpejt. Ne presim që Ministri i Brendshëm të emërohet së shpejti dhe kjo është ajo që ne nënkuptojmë me ministri plotësisht funksionale.

-Por Kemi diskutime mes Presidentit dhe Kryeministrit dhe në këto momente Zoti Ambasador, është çmenduri sepse ne nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese, është e paimagjinueshme.

Luigi Soreca: Unë i ndjek vërtetë nga afër zhvillimet në vend. E shoh që Kryeministri dhe Presidenti po diskutojnë me njëri-tjetrin. Mendoj se është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë sëbashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është synimi ynë, ky është objektivi i BE.

-Duhet një Ministri e Brendshme me një ministër në krye?

Luigi Soreca: Kështu funksionon në çdo vend apo jo?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.