LIFE STYLE

Dhuratat mund të shkatërrojnë një marrëdhënie?

16:15 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhënia është një akt social, që na lidh së bashku, për të mirën tonë të përbashkët. Motivimet për dhurata janë komplekse. Ne japim, sepse jemi bujarë, ose duam të mendojmë në atë mënyrë. Ne japim, sepse kjo na bën të ndjehemi mirë për të parë të tjerët të lumtur, japim sepse kemi kujdes për mirëqenien e dikujt apo për mirëqenien e komunitetit. Japim, sepse detyrohemi nga presioni social.




Dhënësi mund të ndjehet superior ndaj marrësit, ndërsa dinjiteti i marrësit është sulmuar. Kjo është arsyeja pse Moisi Maimonides, filozof mesjetar hebraik, tha se forma më e lartë e dhënies si bamirësi kryhet në mënyrë anonime.

Ashtu siç ekziston një mënyrë etike për të dhënë një dhuratë, nuk ka një mënyrë të duhur për ta marrë një të tillë. Pjesa më e rëndësishme e marrjes së dhuratës është reciproke. Nuk ka nevojë ta ktheni dhuratën për dhuratë. Ajo kthehet tek ata kur kanë nevojë për kujdesin tuaj, kur ju jeni në gjendje për të dhënë dhe në atë masë që jeni në gjendje. Etika e dhënies së dhuratës çon në një ndjenjë mirënjohjeje dhe frymë bujarie. Ajo thellon marrëdhëniet tona dhe nxit reciprocitetin e respektin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.