Kronikë

“Kam parandjenjë të keqe”, “Il Padrino” prej kohësh ndihej i pasigurt

15:18 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”. Kështu kishte deklaruar Edision Harizaj, i njohur ndryshe si “Edisoni i shtatë pallateve” gjatë një darke me miqtë e tij, pak ditë përpara se të ndodhte vrasja.




Së bashku me Genci Çaçin, 39-vjeçari kishte darkuar me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës. Në makinën e Harizajt, policia ka gjetur tre celularë, dy të Harizajt dhe një i Cacës. Të tre të koduar, sipas Abc News.

Sipas hetimeve të deritanishme i zhdukuri në Vlorë, Albano Xhaferi ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati për të kuptuar rutinën e tyre. Xhaferi ishte porositur t’u gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat.

Për këtë detyrë ishte kthyer nga Belgjika, Albano Xhaferi dhe kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij, Elvis Troqe. Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri mbërriti në Vlorë për të kryer porosinë e marrë dhe nisi të gjurmojë personat së bashku me mikun e tij u zbulua prej Harizaj dhe një mik i këtij të fundit. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë. Fill pas kësaj ngjarje Edison Harizaj u zhvendos nga Vlora në Durrës ku jetonte në një banesë me qira pranë zonës së plazhit në Durrës jo shumë larg vendit ku u vra. Nisur nga ky episod, policia dyshon se vrasja e 39-vjeçarit Harizaj, i cili ishte shënjestër i atentatit dhe i Genci Cacit është porositur nga Belgjika.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.