LIFE STYLE

Mënyrat se si të pastroni floririn

16:45 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshe nga bizhuteritë e argjendit, ato prej floriri nuk formojnë një shtresë opake në sipërfaqen e tyre të jashtme, por ndodh që me kalimin e kohës të mbledhin pluhur, papastërti të ndryshme dhe humbin shkëlqimin e tyre karakteristik. Ne ju sugjerojmë disa mënyra se si t’i riktheni shkëlqimin bizhuterive tuaja.




Pastrojini me pastë dhëmbësh
Pasta e dhëmbëve është një ndër produktet më të këshilluar për pastrimin e bizhuterive prej floriri. Ai është një abraziv delikat dhe nuk rrezikon që të krijojë shenja gërvishtjeje në sipërfaqen e tyre. Zgjidhni një furçe me qime të butë dhe fërkoni me lëvizje të thjeshta për 5 minuta bizhuteritë prej floriri. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me një napë pambuku ose pastrojini edhe një herë me sfungjer të njomur me uthull molle dhe lëreni të thahet natyralisht.

Qepa
Lëngu i qepës i jep shkëlqim të arit. Pasi të keni aplikuar lëngun e qepës shpëlajeni tërësisht bizhuterinë.

Sodë buke
Përveç pastës për dhëmbë, zgjedhje e mirë është edhe përzierja me sodë buke dhe uthull. Në enë vendosni gjysmë filxhani uthull dhe dy lugë sodë, më pas futeni aksesorin për dy apo tre orë në të. Pas kësaj shpërlajeni në ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.