Kryesore

Projektvendimi, zbardhen emrat e fituesve të bonusit të strehimit

13:15 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Në datën 15 nëntor do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet miratimi i projektvendimit për trajtimin me bonus strehimi për familjet në nevojë, që nuk përballojnë dot qiranë e tregut. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot emrat e 212 aplikantëve, ku 83 prej tyre kanë dorëzuar dokumentacion të rregullt dhe kështu mund të njihen edhe me masën e përfitimit që iu takon.




“Për të zgjidhur problemet e strehimit në qytetin e Tiranës, Bashkia e Tiranës me qëllim ushtrimin efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave është duke ndërmarrë projekte të rëndësishme, që do të krijojnë zgjidhje përfundimtare për strehimin nëpërmjet ndërtimit të banesave sociale me qira”, – theksohet në relacion. Në kuadër të këtij projekti, Bashkia e Tiranës po vijon me zbatimin e ofrimit të bonusit të strehimit, që përcakton një shumë të ardhurash mujore, që i takojnë një familjeje si ndihmë nga shteti, për të mbuluar pjesërisht pagesën e qirave të tregut të lirë. Bonusi i strehimit jepet nga njësitë e qeverisjes vendore, me miratim të këshillave të tyre. Ndërkohë, Drejtoria e Strehimit Social parashtron se do të punojë aktualisht me vendimin nr. 15, me qëllim zgjidhjen emergjente për kategoritë sociale që kanë aplikuar për bonus strehimi.

Kërkesat
“Nisur nga fakti se numri i kërkesave të familjeve në nevojë për trajtim me strehim për subvencionimin e qirasë së banesës është shumë i lartë dhe në rritje, dhe nga ana tjetër ende nuk kemi zyrtarisht të dhëna mbi vlerën e çmimit të qirave minimale në treg, kërkojmë vlerësimin për miratim të listës emërore të familjeve për trajtim me bonus strehimi. Në kuadër të trajtimit me bonus strehimi, pranë Drejtorisë së Strehimit Social kanë dorëzuar dokumentacionin për të përfituar nga kjo alternativë gjithsej janë 212 aplikantë/familje, ku ndër to rezultuan 88 aplikantë/ familje me dokumentacion të rregullt”, – thuhet në projektvendim. Gjithashtu 10 aplikime i përkasin komunitetit rom, që preken nga zbatimi i projektit “Unaza e madhe e Tiranës”, segmenti Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës, të cilat janë dorëzuar pranë Bashkisë së Tiranës përpara hyrjes në fuqi të vendimit të sipërcituar.

Subvencionimi 100%
Gjithashtu, në projektvendim theksohet se 83 familjet fituese do të trajtohen me subvencionim në masën 100% të qirasë. “Efektet financiare për 83 familje, të cilat kanë rezultuar me dokumentacionin e plotë, do të përballohen nga fondi për “Bonuset e strehimit” të parashikuar në buxhetin e Bashkisë së Tiranës, në shumën prej 1138023 lekë në muaj. Sa më lart, i propozojmë Këshillit Bashkiak të miratojë trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”,-theksohet në projektvendim.

Vendimi i plotë

Lista me emrat nga Bashkia


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.