SHËNDET

Bajamet dhe vlerat ushqyese

18:44 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bajamet janë fruta të thata dhe kanë vlera të çmuara për organizmin pasi janë tepër ushqyese.




Ndihmon ne humbje peshe

Edhe pse bajamet kane nivele te larta yndyre ndihmojnë për te humbur peshë. Bajamet përmbajnë yndyra të ngopura të cilat bëjnë të ndiheni të ngopur shpejt e në këtë mënyrë të ndaloni mbi ngrënien. Për këtë nuk duhet te kalohet masa një grusht ose 12 kokrra.

Ushqimi i trurit

Bajamet shumë mirë kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshëm për fëmijët në rritje. Mbajnë ulur presionin e gjakut Bajamet kanë shumë kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja është ideale si ushqim.

Kujdesi i lëkurës

Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaji dhe qumështi i bajameve janë nga përbërësit kryesorë në prodhimet e kremrave të lëkurës.

Produktet e bajames mbrojnë lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.