SPORT

Bajneri i Mynihut josh Zinedin Zidanin

12:22 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zinedin Zidan është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në futbollin botëror në këto muaj. Ish-trajneri i Real Madrid, i cili drejtoi klubin në suksesin e paprecedent të 3 Ligave të Kampioneve radhazi, duket se po monitorohet nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian që kur vendosi të largohej nga spanjollët. Sipas mediave spanjolle, të cilat kishin raportuar se ai ishte i përzgjedhuri i Juventusit si pasardhësi i Masimiliano Alegrit, tashmë ka nisur bisedimet konkrete edhe me Bajern Mynih.




“Ok Diario” sqaron se pas humbjes përballë Borusia Dortmund, drejtuesit bavarezë kanë filluar të mendojnë seriozisht largimin e Niko Kovaç, i cili nuk po arrin të marrë maksimumin nga skuadra. Për këtë arsye, kanë filluar të kërkojnë alternativa sa më cilësore dhe ndonëse presidenti Uli Hënes nuk është një fans i trajnerëve të huaj, ai ka kuptuar se i nevojitet një emër i madh për të drejtuar ekipin. Për këtë arsye, i është bërë një ofertë e parë Zidan për të marrë drejtimin e skuadrës, me negociatat që vazhdojnë pasi francezi ka miqësi me Karl Hainz Rumenigen dhe ka komunikuar me të edhe më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.