AKTUALITET

Dokumenti/ Skandali i basteve sportive, në dosjen italiane edhe emri i Igli Tares

19:40 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emri i Drejtorit të Përgjithshëm Sportiv të Lazios, dhe njëherësh ish-futbollisti i njohur të Kombëtares kuqezi, Igli Tare, përmendet në dosjen e Prokurorisë së Katanias, lidhur me rrjetin mafioz që është shkatërruar këtë të mërkurë, lidhur me bastet sportive online.




Mes mijërave faqesh përgjime, ndër të tjera, organi i akuzës italiane përmendet edhe Igli Tare dhe vëllai i tij Genti Tare, aktualisht Konsull nderi në Turqi.

Konkretisht, në një ndër faqet e dosjes hetimore, lidhur me përfshirjen e Shqipërisë dhe vëllezërve Tare thuhet:

“Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone te cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kerkuar informacione mbi nje shoqeri bastesh te drejtuara nga vellezerit Tare, me 400 dyqane ne te gjithe Shqiperine, e interesuar per tu perhapur nen emrin BET 1128. Shoqeria shqiptare, per te cilen eshte i interesuar Gerolla, eshte Top Bast. Reazulton qe Top Bast ka nje kapitat prej 22 mln leke, e ndare ne 22000 kuat me vlere nomolane 1000 leke secika, ne zoterim te Eraml Bajramit. Nga faktet, shoqeria eshte e vellezerve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqiperise ne Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios.”

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është në pronësi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting solution”, që përdorej nga grupet mafioze.

Vlera totale e pasurisë së sekuestruar është të paktën 1 miliard euro.

Ndërkohë që mendohet se kjo skemë mafioze ka sjellë të ardhura që kapin shifrqën e mbi 4 miliardë euro, shumë kjo e investuar në pjesën më të madhe në pasuri të paluajtshme.

Gjatë operacionit, janë arrestuar 68 persona, ndërkohë që aktiviteti shtrihej në mbi 10 vende të ndryshme në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.