SPORT

Duka: Dua fitore me Skocinë, për trajnerin flasim më pas

16:33 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë inspektimit të ndërtimit të ambienteve të reja të Federatës dhe Kombëtares së Futbollit,  presidenti Armand Duka kërkoi fitoren ndaj Skocisë.




“Është e vështirë për të tentuar kreun e grupit, por është e rëndësishme të fitojmë ndeshjen. Nëse në fund renditemi me pikë të barabarta me kundërshtarin nuk e quajmë edicion të dështuar”.

Edhe llogaritë me punën e trajnerit të përfaqësueses do të bëhen pas ndeshjes zyrtare me Skocinë dhe miqësores me Maqedoninë

“Është e vështirë ta analizoj tani punën e trajnerit, përpara një ndeshje. Bilanci i tij do të bëhet pas 2 ndeshjeve. Duhet tu jap kurajo te fitojnë ndeshjen”.

Shtëpia e Futbollit Shqiptar, sic do të quhen godina dhe dy mini-stradiumet që do të ndërtohen është një financim 100% i FIFA-s. Sa i përket Arenës kombëtare që zëvendësoi stadiumin “Qemal Stafa”, federata është optimiste për inaugurimin në pranverën e vitit të ardhshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.