Kryesore

Egjipti si një Qendër Energjitike Rajonale

07:45 - 14.11.18 Mohamed Khalil
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekonomia e Egjiptit është ekonomia e dytë më e madhe afrikane dhe një nga ekonomitë më të mëdha në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Veriut të Afrikës, që konsiderohet si një nga tregjet më të mëdha me një infrastrukturë të gjerë energjitike dhe me resurse të mëdha të gazit natyror. Egjipti është prodhuesi jo anëtar i OPEC-ut më i madh i naftës në Afrikë dhe luan një rol kryesor në tregjet ndërkombëtare të energjisë nëpërmjet operimit të Kanalit të Suezit.




Pas zbulimeve të rezervave të mëdha të gazit në det të hapur në Mesdhe, Egjipti ka paraqitur në vitin 2017 vizionin e tij për t’u kthyer në një qendër rajonale e gazit dhe energjisë elektrike. Vizioni i Egjiptit varet nga disa faktorë të rëndësishëm, duke përfshirë furnizimin e bollshëm me gazit natyror nga fusha masive e Zohr në lindje të Mesdheut, zbulimet e reja të gazit, shtuar këtu Kanalin e Suezit dhe afërsinë me rrugët kryesore tregtare dhe detare.
Për më tepër, Egjipti zotëron një infrastrukturë të gjerë fizike të naftës dhe gazit, që përfshin kapacitetin ekzistues dhe të ri të rafinimit, rrjetet e gazsjellësit (Gazsjellësi Arab, Gazsjellësi Egjipti, SUMED, Gazsjellësi Arish-Shkelon) për transportimin e produkteve të rafinuara dhe gazit natyror, dhe më e rëndësishmja dy terminale LNG në Mesdhe, duke rritur rolin e saj në tregun rajonal të gazit natyror. Zbulimet e fundit dhe të reja në Mesdheun lindor kanë hapur horizonte të reja dhe përgatisin rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm me vendet fqinje. Gjithashtu, ky fakt bën që Egjipti të jetë pjesë e sigurisë energjetike të Evropës. Në tetor 2018, Egjipti ia ka dalë mbanë të arrijë vetë-mjaftueshmërinë në nxjerrjen e gazit dhe ka bërë një marrëveshje me Qipron për ndërtimin e tubacionit të drejtpërdrejtë në det të hapur për transportin e gazit natyror nga fusha e Gazit Afrodita në Qipro drejt objekteve të depozitimit në Egjipt, për t’u eksportuar më pas në tregje të ndryshme, gjë që do të kontribuojë pozitivisht në sigurimin e furnizimeve me gaz në Bashkimin Evropian. Krerët e Egjiptit, Greqisë dhe Qipros kanë ranë dakord të themelojnë Forumin Mesdhetar të Gazit, si një platformë rajonale që bashkon vendet e rajonit që eksportojnë dhe importojnë gaz.

Egypti gjithashtu ka punuar për transformimin e vendit në një qendër rajonale të interkonjeksionit të energjisë elektrike, pasi u përball me disa sfida në 2014 që përfshinin një mungesë në kapacitetin e prodhimit të energjisë, kërkesën në rritje për të, subvencionet e energjisë etj. Si rezultat i kësaj, Ministria e Energjitikës përgatiti një plan për rrjetin e transmisionit deri në vitin 2025. Duke nisur nga qershori i vitit 2015, nuk ka pasur edhe një shkëputje të vetme të ngarkesës dhe energjia e saj e disponueshme prej tij tani ka arritur 25% të kapacitetit total të energjisë. Kjo është arritur duke shtuar 25,000 megavatë të stacioneve të reja të energjisë elektrike në rrjetin nacional të energjisë elektrike nga qershori 2014 deri në qershor 2018, duke bërë të mundur që Egjipti, nga një vend me mungesa të kapaciteteve energjitike në një vend rezervues i saj dhe tani ka arritur standardet ndërkombëtare për arritjen e kapaciteteve rezervë në rrjetet tona.

Për të përmbushur kërkesat e saj në rritje për energji, qeveria e Egjiptit ka ndjekur një strategji diversifikimi të energjisë; Strategjia e Energjisë së Qëndrushme të Integruar deri në vitin 2035, për të arritur një siguri të vazhdueshme dhe stabilitetin e furnizimit me energji të vendit. Kjo strategji përfshin rritjen e zhvillimit të energjisë së rinovueshme në 20% të energjisë totale të energjisë elektrike deri në vitin 2022.
Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë së Ripërtëritshme ka konfirmuar se Egjipti ka potencialin për të gjeneruar 53% të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë deri në vitin 2030. Egjipti ka hyrë në botën e energjisë diellore pasi ka inauguruar impiantin më të madhe diellor në botë këtë vit në qytetin e Asuan-it. Egjipti merr pjesë në mënyrë aktive në të gjitha projektet rajonale të ndërlidhjes. Tashmë Egjipti ka lidhje elektrike me vendet fqinje, duke përfshirë Jordaninë, Sudanin, Libinë dhe Arabinë Saudite. Po ashtu, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Greqinë dhe Qipron, duke e kthyer Egjiptin në një qendër të ndërlidhjeve të energjisë elektrike. ( Mohamed Khalil, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Arabe të Egjiptit në Shqipëri)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.