KULTURË

Eshtrat e Mid’had Frashërit, Berisha: Ata që urdhëruan eliminimin e tij përfunduan në plehra

11:33 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri, Sali Berisha, pas përfundimit të homazheve në Akademinë e Shkencave për mbërritjen e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri, ka bërë të ditur se ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë.




“Sot Kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve të pavdekshëm dhe para njërit prej personaliteteve më të shquar të botes shqiptare dhe të mendimit politik e shkencor. Bashkëkryesoi kongresin e alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit të shpalljes së pavarësisë.

Një studiues apasionant i madh i gjuhës, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar.

Drejtues i ballit kombëtar, promotor i luftë së shqiptarëve për liri.

Pavarësisht se historia nuk ka qenë e drejtë për Frashërin ai vjen e pushon në dheun e tij, vjen dhe pushon i nderuar nga mbarë shqiptarë. Ata që urdhëruan eleminimin e tij fizik kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë së Kombit Shqiptar, është fjala për Enver Hoxhën”, u shpreh Berisha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.