Kryesore

Foto/ Deputeti socialist që udhëton me urban në Tiranë

19:35 - 14.11.18 Valentina Madani
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fakti se politikanët lëvizin me automjete të shtrenjta dhe se Kuvendi i Shqipërisë do të shpenzojë 355 mln lekë për “blerje autoveture” nuk përbën më lajm.




Ka dhe nga ata politikanë që lëvizin me transport publik apo biçikleta, por pjesa më e madhe sa për të bërë një foto. Por ky duket se nuk është rasti për deputetin socialist Bensik Bare.

Paparazzi i Gazetës Shqiptare këtë të mërkurë ka kapur deputetin socialist teksa pret urbanin e “Tiranës së Re”, tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, tek Piramida.

I është prisht automjeti deputetit socialist Bensik Bare, apo zgjedh gjithmonë transportin publik për të udhëtuar në kryeqytet këtë nuk dimë ta themi. Megjithatë nga foto duket qartë se Bensik Bare nuk hipën në urban sa për një foto ta shpërndajë në rrjetet sociale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.