Tech

Gati taksitë pa shofer, dalin në rrugë në muajin dhjetor

21:24 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të udhëtosh në një taksi pa shofer, në privatësi të plotë dhe të mbarosh punë.




Është kjo ajo që pritet të ndodhë që nga muaji dhjetor, në rrugët e Phoenix, Arizona, SHBA.

Të paktën kështu lajmëron “Waymo”, kompani e ‘Alphabet’, në pronësi të Google, e cila synon të krijojë makina autonome.

Kompania ka lajmëruar se brenda muajit dhjetor do të lindë një firmë e re, emri i së cilës nuk bëhet me dije dhe që do të konkurrojë kompanitë e transportit “Uber” dhe “ Lyft”. Por në dallim nga kompanitë konkurruese, në timon nuk do të jetë një taksist, por një robot.

Por këto makina do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga persona në sallë, të cilët do të jenë në gjendje që të marrin kontrollin e mjetit në çdo moment.

Ndër planet e kompanisë amerikane është që ky projekt të shtrihet dhe në zona të tjera të Amerikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.