Show-Bizz

Grimieri i Kim Kardashian: Fillimisht s’doja të punoja me të

15:00 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mario Dedivanoviç, grimieri i famshëm i Kim Kardashian me origjinë nga Mali i Zi, është shprehur se fillimisht kishte dashur ta refuzonte mundësinë për të punuar me modelen e famshme. Ai është shprehur gjatë një interviste se për shkak të angazhimit tek televizioni Fox News, mendoi të mos punonte me Kimin duke kujtuar edhe faktin se atëherë ajo nuk ka qenë shumë e famshme. Megjithatë, ai tregon se kur e kishte parë për herë të parë Kimin në vitin 2010 kishte rënë në dashuri me fytyrën e saj.




“Mbaj mend që një miku im më tha: “A mund ta grimosh pak këtë vajzën, quhet Kim Kardashian dhe do dalë tek emisioni E! Unë refuzova sepse duhej të grimoja moderatorët e Fox News.

Por ai këmbënguli dhe unë pranova. Ajo erdhi pranë meje dhe sapo e pashë, rashë në dashuri me fytyrën e saj. Për mendimin tim, estetikisht ajo përfaqëson bukurinë”, – është shprehur Mario.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.