KULTURË

Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit, Rama u kthen përgjigje të ‘sëkëlldisurve’

13:27 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalim të gjatë të mbajtur para ceremonisë së varrosjes së eshtrave të Mid’hat Frashërit pranë Liqenit Artificial u ka dhënë sot një përgjigje gjithë atyre që i ka quajtur të sëkëlldisur nga kthimi i eshtrave për t’u prehur përfundimisht në atdhe, sikundër vetë e kishte lënë amanet.




Duke ndërthurur kujtime të ditarit të Frashërit, numri një i Qeverisë,  u shpreh se ata që e baltosën për 7 dekada sot mbajnë buzët rrudhur.

“U përgjigjem sot gjithë atyre që i ka sekëlldisur ky rikthim. Mid’hat Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte dhe mundi, ëndërroi dhe punoi pa u lodhur. Patjetër edhe gaboi, por në tërë sa bëri edhe në gabim as bëri vet e as nxiti me gojë dhe penë një krim, kështu që kush e sheh arkëmortin e tij si provokim të një historie që e shkruajtën fitimtarët, bëjnë mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se sa krime ndryshe nga ai, bënë me shkrime dhe na e mësuan ne me pahir historinë. Kush gabimisht e sheh këtë arkëmort dhe praninë time këtu si kryeministër, si revansh simbolik ndaj fitimtarëve ndërkohë që përcjellim në banesën e fundit një figurë shumëdimensionale, po ishte edhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, të ulë kokën dhe të kujtohet se çfarë faji bënë shumë ndjekës të asaj organizate që u rreshtuan në krah të armiqve, por edhe kundër vetë Mid’hat Frashërit, i cili Komitetit Shqipëria e Lirë i shkruante: nuk mund të kemi në mesin tonë njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunuar me pushtuesit”- theksoi Rama.

Në fund, u shpreh: “Janë eshtrat e një burri të gjykuar dhe dënuar në mungesë, nga gjyqi i pafundmë rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit. Kemi trilluar dhe shpifur pa arsyetuar dhe gjykuar, mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më duke u vënë në gojë ç’nuk kurrë s’kanë thënë e mbase as e kanë menduar për ti lëshuar pastaj si flakadanë përçarjes”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.