POLITIKË

“Më lart se 198 cm nuk kam ku shkoj”, batuta e Ramës me pensionistin

13:00 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kanë munguar batutat në takimin që ka zhvilluar sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me qytetarët, të cilët kanë gjetur zgjidhje në platformën Shqipëriaqëduam.al.




Numri një i Qeverisë apeloi sot që qytetarët të vazhdojnë që ta përdorin atë si një mundësi reale për dëgjimin e zërit të tyre. Ndërkohë që një pensionist nga Kuçova, i cili prej kohësh nuk merrte pensionin e plotë, por kishte gjetur zgjidhje për shqetësimin e tij, duke falënderuar Ramën tha: “Ty të faleminderit shumë dhe lart e më lart”.

Aty për aty ka qenë dhe përgjigja e kryeministrit: “Më lart se 198 cm nuk kam ku shkoj, por faleminderit shumë. Ne jemi këtu për zgjidhjen e çdo rasti kur llogaria e pensionit nuk është e duhura. Kjo është një mundësi reale që të gjendet rruga”, – tha Rama.

Ai theksoi më tej se për 3 minuta një qytetar mund të vërë në lëvizje një mekanizëm të tërë për zgjidhjen e një problemi.

“Një deputet nuk arrin dot që për 3 minuta ta vërë një ministër në shërbim të komunitetit apo një individi. Një qytetar arrin pasi automatikisht sapo çështja hyn në proces apo regjistrohet në portal, koordinatorët në bashkëpunim dhe falë autoritetit që kanë nga titullari vënë në lëvizje mekanizmat”, iu përgjigj Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.