SHËNDET

Lëngu i shegës nxit intimitetin

19:42 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kohët moderne, kur ritmi i jetës është frenetik dhe niveli i stresit asgjëson shpesh dëshirën seksuale, ekspertët thonë se lëngu i shegës mund të jetë një zgjidhje alternative.




Shega futet në kategorinë e frutave të shëndetshme, të lehta dhe ushqyese.

Por e reja e fundit që ka të bëjë me frutin e stinës pasuese, është fakti se ajo është edhe afrodiziake. Një studim i kryer së fundmi ka vërtetuar se shega shton dëshirën seksuale te meshkujt dhe te femra.

Studiuesit e Universitetit të Edinburgut “Queen Margaret” kanë testuar të gjitha efektet e lëngut të shegës te 58 vullnetarë të moshës 21-64 vjeç.

Atyre u është dhënë çdo ditë një gotë lëng shege për një periudhë dyjavore. Në fund të testit është vënë re se niveli i testosteronit si te meshkujt, edhe te femrat, ishte rritur me 30 për qind.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.