SPORT

Lila: Kombëtarja është në fazën e ndërrimit të brezave

10:42 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori Andi Lila, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Skocisë që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi”. Futbollisti kavajas u shpreh optimist dhe beson se Kombëtarja do të kthehet te rezultatet pozitive. “Çdo ditë me Kombëtaren është e veçantë. Çdo ndeshje është e jashtëzakonshme. Duhet të marrim rezultat pozitiv për momentin dhe të ardhmen e ekipit.




Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si ndeshja ndaj Izraelit, por të kemi një rezultat më të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Shpresoj që gjithmonë të jemi me rritme të larta. Çdo futbollist të tregojë kontingjentin dhe cilësitë e veta. Ekipi është në një fazë ndërrimi gjeneratash. Do kohën e vetë. Së fundi, skuadra ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ka munguar fati dhe rezultati. Jemi në rrugën e duhur. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të arritur objektivin madhor”,-u shpreh Lila.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.