LIFE STYLE

Niveli i nxehtësisë përgjysmon pjellorinë e insekteve

18:00 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas hulumtimeve të fundit thuhet se niveli i nxehtësisë ndikon në pjellorinë e insekteve.




Një studim i fundit i bërë në Angli i ekspozoi bletët në një ngrohje eksperimentale në laborator, gjë që rezultoi në uljen e pjellorisë mashkullore.

Gjithashtu u pa që efektet mund të kalonin edhe tek pasardhësit e bletëve.

“Ne nuk e dimë nëse kjo shpjegon kolapsin e pranuar gjerësisht në biodiversitetin dhe bollshmërinë e insekteve, por kufizimet në aftësinë për të riprodhuar sigurisht nuk do të ndihmojnë,”, tha Prof. Matt Gage, i cili udhëhoqi studimin.

Studiuesit gjithashtu shtuan se puna e mëtejshme e tyre ndoshta mund të hedhë dritë mbi faktin nëse ndryshimi i klimës është një faktor i rënies masive të llojeve të tjera të insekteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.