Show-Bizz

“Nuk mund të bëj dot fëmijë”, këngëtarja e njohur jep lajmin e trishtë

15:44 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Jessie J ka ndarë me fansat lajmin e trishtë se ajo nuk mund të bëjë dot fëmijë.




Teksa ka ka folur në shfaqjen e Royal Albert Hall, mbrëmjen e së hënës, ylli i muzikës pop ka rrëfyer se e kishte mësuar lajmin katër vjet më parë dhe e mbajti atë privat deri tani.

Megjithatë, Jessie zotohet se mund të jetë një nënë përmes metodave të tjera, si muzikës për shembull.

“Unë nuk jua them juve për simpati, sepse jam ndër miliona gra dhe burra që kanë kaluar një situatë të tillë dhe do të vijojnë ta kalojnë. Nuk mund të jetë diçka që na përcakton, por dëshiroja ta shkruaja këtë këngë për veten time në momentin e dhimbjes dhe trishtimit, gjithashtu për t’i dhënë vetes gëzim dhe njerëzve të tjerë diçka që ata mund ta dëgjojnë kur situata bëhet më e vështirë”, tha këngëtarja.

“Pra, nëse keni përjetuar ndonjëherë ndonjë gjë si kjo, apo keni parë ndonjë tjetër të kalojë përmes kësaj situate ose ka humbur një fëmijë, atëherë ju lutemi, dijeni që nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj dhe unë po mendoj për ju kur këndoj këtë këngë”, shtoi Jessie J.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.