LIFE STYLE

Përse të gjithë në banjë duhet të mbajmë një buqetë eukaliptusi!

09:50 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndoshta tingëllon si diçka që mund ta provoni vetëm në qendrën Spa, mirëpo këtë përvojë mund ta krijoni edhe në banjën tuaj!




E gjitha që duhet të bëni është që një buqetë të vogël degësh eukaliptusi ta varni në kokën e dushit (apo diku në afërsi), që derisa ju të bëni dush të lirojë aromë të këndshme dhe qetësuese.

Pos që do t’ju ndihmojë që maksimalisht të relaksoheni, aroma e eukaliptusit e përzier me avullin e ujit ka edhe një efekt të rëndësishëm.

Kështu eukaliptusi do të lehtësojë frymëmarrjen kur keni i hundët të mbyllura dhe ftohje.

Pikërisht për këtë shkak eukaliptusi është përbërës i shpeshtë i preparateve, të cilat i fërkojnë në gjoks për frymëmarrje më të lehtë dhe i vënë në aparate, të cilat e bëjnë ajrin të lagësht.

Kur e mbani në banjë derisa jeni duke bërë dush, avulli i ujit do të lirojë vajra esencialë të eukaliptuesit, të cilat ndihmojnë në pastrimin e hundës së mbyllur dhe në eliminimin inflamacionit që ka të bëjë me infeksionin e sinusit dhe bronkitit.

Për efekt maksimal, do të jetë e mjaftueshme një tufë e vogël degësh eukaliptusi që do të mund të zgjasë rreth një muaj. Kushtoni kujdes që eukaliptusi të mos jetë nën vrushkullin direkt të ujit.

Vërejtje: Kujdesi është i nevojshëm nëse keni qen apo mace në shtëpinë tuaj të cilët assesi nuk bën të kenë kontakt me eukaliptusin, sepse nëse e hanë mund të jetë jashtëzakonisht toksik për ta.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.