Kryesore

Protesta tek Unaza e Re, reagon Presidenti Ilir Meta

20:38 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të Unazës së Re për prishjen e shtëpive në kuadër të planit për mbikalimin në këtë zonë.




Përmes një reagimi zyrtar, Kreu i Shtetit thekson se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar dhe konfliktet e lindura prej saj.

Sipas Metës, thirrjet dhe ankesat e banorëve do të duhet të dëgjohen me kujdes. Ndërsa bën thirrje për dialog dhe zgjidhje sa më parë të situatës konfliktuale në interes të banorëve të prekur.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.

 
Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.