BOTA

Shkon në 50 bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni

10:24 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga zjarret që kanë shkatërruar Kaliforninë, pasi autoritetet kanë raportuar edhe gjashtë viktima të tjera ditën e martë.




Sherifi i qarkut Butte, Kory Hone, deklaroi më parë se numri i viktimave kishte arritur në 48, teksa dy persona u gjetën pa jetë në afërsi të Los Angeles.

Autoritet në Kaliforninë e veriut kanë shtuar grupet e kërkimit, për të gjetur viktimat të varrosura nën rrënojat e mbetura nga flakët në qytetin e Paradise.

Zyrtarët thanë të martën se zjarri kishte djegur rreth 195 kilometra katrorë. Zjarrfikësit raportojnë se vatrat e zjarrit janë ende aktive, teksa meteorologu i “NWS” Aviva Braun tha të hënën se erërat e forta që ndihmuan në përhapjen e flakës kanë filluar të zvogëlohen.

“Cilësia e ajrit në zonë, e cila ka qenë e rrezikshme në ditët e fundit, pritet të përkeqësohet, pasi erërat e lehta shkaktojnë përhapjen e tymit”, tha Braun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.