SPORT

Stërvitja e parë, mungojnë Grezda dhe Lenjani

11:43 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri Panuçi ka zhvilluar dje seancën e parë stërvitore në kuadër të ndeshjes me Skocinë, që luhet ditën e shtunë.




Ka disa mungesa për këtë ndeshje, siç janë Hysaj dhe Basha për kartonë, ndërsa Manaj është i dëmtuar, përveç atyre që dihen më parë. Por në seancën e parë, të zhvilluar në resortin “Tropikal” në Durrës, kanë munguar Eros Grezda dhe Ermir Lenjani, por mësohet se ata kanë dëmtime të lehta dhe nuk rrezikojnë për ndeshjen me Skocinë. Të dy kanë luajtur në kampionat me skuadrat e tyre dhe nuk përbëjnë problem për trajnerin Panuçi.

Seancën e parë si kuqezi e ka zhvilluar dje edhe Ardjan Ismajli, i cili grumbullohet për herë të parë me Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.