AKTUALITET

Tetë plumba mbi Ferracakun, trotuari lahet në gjak. Autorët dogjën motorin

19:28 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatos Ferracaku është personi që ka mbetur i vrarë paraditen e sotme në lagjen “Rus”. Vetëm një ditë pasi zëvendësministri i Brendshëm zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë, Shkodra është tronditur sërish.




Në një vend të populluar si markata e Rusit, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj tregtarit të peshkut Ferracakut, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe plagosur Fatmir Mehajn që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të dy këta po pinin kafe në lokal, në momentin që është qëlluar në drejtim tyre, çka ka sjellë dhe panik te tregtarët, të cilët janë tronditur nga skena. Gazeta Shqiptare ka siguruar foto nga vendngjarja, ku trotuari duket i larë në gjak.  Ferracaku është qëlluar në kokë dhe gojë, duke i sjellë vdekjen.

Nga sa bëhet e ditur, autorët kanë qenë me motor dhe të maskuar dhe kanë qëlluar tetë herë mbi viktimën.

Ndërkohë që një motor i djegur është gjetur nga policia, që mendohet se i përket autorëve të krimit. Mësohet se Fatos Ferracaku ishte kushëriri i tretë i Arjan Ferracakut, i cili u ekzekutua në fillim të shtatorit. Në dokumentet zyrtare ai e ka mbiemrin Verracaku, por në Shkodër njihej me Ferracaku.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Fatos Ferracaku 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi Fatmir Mehaj, i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”. Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia  e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.