Rajoni

VIDEO/ Ish-ministri Kotzias: Ushtria greke nuk njeh kufijtë e Shqipërisë

20:30 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar sot se Ushtria greke nuk i njeh kufijtë e Shqipërisë.




Gjatë një interviste për radion News 24/7 në Greqi, ish-kryediplomati Nikos Kocias tha se “Ushtria refuzon të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri”.

“Le të mos jemi të çorientuar. Ushtria refuzon të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri. Ushtria duhet të bëjë disa veprime për të shprehur njohjen e kufijve.

Ka forca në Greqi që nuk njohin protokollet e Firences dhe Parisit, Marrëveshjen e Helsinkit. Protokolli i Korfuzit parashikoi autonominë e Epirit të veriut”, tha Kotzias, i dorëhequr pak ditë më parë nga posti i ministrit të Jashtëm.

Ish-ministri grek u pyet edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe vrasjen e Kostandin Kaçifas, ku tha se dy vendet duhet të intensifikojnë marrëdhëniet dypalëshe, duke shtuar se problemi i Greqisë është në lindje


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kufijtë jugorë të Shqipërisë detrimi shtetit duhet të përcaktohen nga OKB. Të gjithë e dimë se delegacioni i caktuar nga OKB në vitin 1921-1922 ishte ngarkuar për verifikimin dhe përcaktimin me kryetar gjeneral Telinin. Gjithashtu siç dihet shteti Grek nxori në pritë njerëz të armatosur dhe kreu vrasjen e gjeneralit. Kështu që edhe ne kërkojmë të caktohet kufiri mes dy shteteve se padrejtësisht kanë kaluar në favor të greqisë mbi 17000 km2 tokë shqiptare.
    Xha Spiroja

    Përgjigju ↓