SHËNDET

Larg nga mikrovala, këto ushqime nuk duhen ngrohur kurrë

10:32 - 15.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpeshherë është folur sesi orizin nuk bën ta ngrohni disa herë. Ama nuk është vetëm ky produkt i rrezikshëm por janë disa.




Orizi

Orizi i ngrohur mundet lehtë t’ju helmojë!… Për të shmangur të vjellat dhe diarrenë, orizin e zier ruajeni në frigorifer në enë të mbyllur. I ruajtur në këtë mënyrë është i sigurt për ngrënie nëse e ngrohni menjëherë dhe e hani.

Qepa, selinoja dhe panxhari i kuq

Këta artikuj shumë shpesh mund të gjenden në supa dhe çorba. Megjithatë, nëse i ngrohni, mund të ngopen me helme.

Vajrat dhe yndyrat

Shumica e vajrave oksidohen shumë shpejt, siç janë vaji i lajthive, i arrave, vaji i kokrrave të rrushit dhe ai i avokados. Nëse i përdorni sërish për zierje apo fërgim, do të shndërrohen në trans-yndyra të ndryshme. Më së miri do të ishte që asnjë lloj yndyre të mos e përdorni disa herë, por duhet ta hidhni menjëherë pas përdorimit.

Kërpudhat

Proteinat e kërpudhave ndryshojnë strukturën e tyre kur sërish i ngrohim dhe mund të bëhen shumë të rrezikshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.