POLITIKË

“Meta ka numrin e Gruevskit”, presidenti: Nuk kam as numrin e Ramës

22:11 - 15.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Report TV”, gjatë debatin me Nikoll Lesin është shprehur se numrin e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati, mund t’ia kërkonte presidentit Ilir Meta. Kjo pasi, sipas Ramës Gruevski dhe Meta janë miq.




Presidenti i ftuar në “Top Channel”, i është përgjigjur Ramës duke thënë se;jo vetëm numrin e Gruevksit, po as numrin e Ramës se kam, pasi kam ndërruar celular, po komunikojmë përmes shefave të kabinetit dhe sekretarëve”.

Debati i Ramës me gazetarin Lesi në “Report Tv”

Nikollë Lesi: Merri një numër Gruevksit ta kesh rezervë, se si dihet.

Rama: Do ia marr Presidentit (Ilir Meta) se e ka mik Gruevksin.

Më pas, kreu i qeverisë shpjegoi: “si marrëdhënie po them, është e vërtetë ajo”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.