POLITIKË

Ngjarja në Bularat, Meta: Nuk ishte e rastësishme

22:32 - 15.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Open”, presidenti Ilir Meta, ka folur për çështjen e Bularatit, ku mbeti i vrarë nga vrarë nga RENEA 35-vjeçari Kostandinos Kacifas.




Meta e cilësoi këtë ngjarje si diçka duke aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera. Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.

“E rëndësishme të bëhet një analizë më e plotë e gjithë administrimit të një situate të tillë e të përgatitemi për provokime të tjera, sepse kemi përpjekje në vazhdimësi për të stisur raporte të paqena në funksion të axhendave të ndryshme që si shpërbejnë paqes në rajon”, tha Meta.

“I kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë prej kohësh për situata të tilla që s’janë sporadike”, shtoi kreu i shtetit.

“Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet. Duhet të jemi të qetë në teorikë dhe të përmbajtur dhe të vendosur në respektimin e ligjeve tona”, shtoi Presidenti.

Do ndikojë ngjarja në Bularat negociatat me Shqipërisë e Greqisë?

“S’ka arsye pse duhet të ndikojë. Duhet të mbetet një ngjarje e izoluar, por përpjekjet për acarimet e marrëdhënieve shqiptaro-greke do vijojë. E rëndësishme që ne të jemi të qetë dhe të përmbajtur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.