Nostalgji

Nostalgji/ Pegi Vreto, nje miss edhe 20 vjet më pas. Armela Imerajn e bëjnë MIss

16:00 - 15.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Pegi Vreto, nje miss edhe 20 vjet më pas. Armela Imerajn e bëjnë Miss




Pegi Vreto, nje miss edhe 20 vjet më pas
Kush nuk e mban mend Pegi Vreton, Miss Buzëqeshja në spektaklin e parë të “Miss Albanias”, në vitin 1991? Prej kohësh e larguar nga skena dhe nga Shqipëria, Pegi është sot bashkëshortja e ish-numrit dy të Partisë Demokratike, Eduard Selami, një prej politikanëve të rinj e sharmantë shqiptarë në fillimet e demokracisë në vend. Në foto ajo (majtas) shfaqet e buzëqeshur, bashkë me shoqen e saj, ndërsa koha duket se nuk ka ecur për të. Nënë e tre fëmijëve, të tre djem, Pegi ruan elegancën dhe ëmbëlsinë e dikurshme, edhe pse që nga koha e pasarelës së parë kanë kaluar pothuaj 20 vjet. Familja Selami jeton prej vitesh në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i rezistuar tundimit për t’u kthyer në Shqipëri.

Armela Imerajn e bëjnë Miss
Zëdhënësja e Partisë Socialiste, pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë. Shumë shpejt, Armela Imeraj do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, që edhe këtë herë do të jetë djalë, duke gëzuar në këtë mënyrë të gjithë familjarët dhe të afërmit. Jemi të bindur që ai që do të gëzohet më shumë nga të gjithë, është djali i parë i zëdhënëses simpatike, të cilit mami do t’i sjellë në jetë edhe një shok shumë të mirë… Së fundmi Imeraj veç gjinisë së fëmijës që ka në bark, ka zbuluar gjithashtu se në adoleshencën e saj ka qenë dhe konkurrente për miss, gjë të cilën as nuk e kishte menduar ndonjëherë. Siç duket kjo duhet të jetë ndonjë ngatërresë nga administratorët e faqes që e kanë publikuar këtë lajm, pasi Imeraj nuk ka marrë kurrë pjesë në ndonjë kompeticion bukurie.

Ky shkrim u botua më 14 gusht 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.