Kryesore

Projekti i Unazës së Re, Basha: Qeveria po shkel ligji, la banorët në rrugë

21:39 - 15.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në “Real story’, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në lidhje me projektin e ri që do të ndërtohen në zonën e Unazës së Re, ku preken më shumë se 300 banesa.




Basha u shpreh se kjo që po u ndodh banorëve të cilët preken nga projekti është anti-kushtetuese, dhe se ndaj banorëve nuk është aplikuar ligji për pronën. Ata janë nxjerrë jashtë vetëm se projekti prek banesat e tyre, por qeveria nuk u ka siguruar asgjë për jetesë.

Kryedemokrati tha, tenderët për këtë prjekt janë dhënë pa garë, dhe ato kompani që e kanë fituar e kanë marrë me ndihmën e kryeministrit Edi Rama.

“Çfarë është Tirana? Unë kam qenë kryetar i bashkisë, në radhë të parë për mua janë njerëzit. E drejta për pronën e drejta për biznesin mbrohet me ligj. Tirana janë njerëzit. Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen. Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot tu ndodhte juve, të vinin tu prishnin shtëpinë dhe tu thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në Shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo është antikushtetuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëve.

Këta kanë shkuar në shtëpitë e mbi 1 mijë familjeje rreth 317 banesa. Ky është një produkt i pa një ligjshmërie barbare. Jo vetëm unë jo vetëm politikanët, por kjo është detyrë e çdo institucioni. Është fare e natyrshme që unë si kryetar i opozitës dhe politikanët e tjerë jemi aty për të kërkuar zbatimin e ligjit. Mesa duket projekti ka disa probleme serioze. Janë dhënë 20 milionë euro për 1.9 kilometra në një segment të Unazës. Afera e tenderimit është korruptive, ku janë 3 kompani e 4-ta është futur si bedel, për të përmbushur anën formale të ligjit ku thotë se të treja lotet janë fituar pa garë. E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve. Pra këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsueshme të banorëve që është shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet t’i mbronin.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.