POLITIKË

U arratis përmes Shqipërisë, analisti tregon si hyri në vendin tonë Gruevski

21:52 - 15.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë është pranuar edhe nga Policia e Shtetit se ish-Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski është larguar në hungari përmes Shqipërisë, për t’i shpëtuar urdhër-arrestit që rëndon ndaj tij.




Por analisti Lorenc Vangjeli, nga studio e emisionit “Opinion” ka thënë këtë të enjte se Gruevski ka hyrë në Shqipëri përmes Bashkisë së Pustecit për t’u larguar më pas për në Mal të Zi nga dogana e Hanin të Hotit në Shkodër.

“Gruevski ka kaluar përmes doganës së Prespës, nga Bashkia e Pustecit” tha mes të tjerave Vangjeli

Kujtojmë se Bashkia e Pustecit, është një bashki ku pjesa më e madhe e banorëve është minoritet maqedonas.

Ndërkohë Gruevski vijon të jetë në Hungari ku ka kërkuar azil politik pas vendimit për 2 vite burg të marrë nga Gjykata Penale e Shkupit. Sipas Policisë së Shtetit shqiptar, dyshohet se ai është larguar përmes vendit tonë me një makinë diplomatike të ambasadës hungareze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.