Një aksident me vdekje ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, në Elbasan. Sipas policisë lokale 41-vjeçari, Ervin Bylyku duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B ka përplasur për vdekje 55-vjeçarin Shaban K.
Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 55-vjeçarit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Ndërkohë një tjetër aksident rrugor është regjistruar edhe në aksin Berat-Lushnje, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Kuçit”. Një automjet ka dalë nga rruga, teksa dyshimet paraprake të bëjnë të mendosh si shkak i terrenit të lagësht dhe mungesës së sinjalistikës.
Brenda automjetit ndodheshin dy persona, të cilët kanë mbetur të plagosur e që janë shoqëruar më pas për ndihmën e shpejtë në spital.