AKTUALITET

Autobusi me nxënës del nga rruga, disa të plagosur

17:06 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të Qafë-Thanës.




Mësohet se autobusi me nxënës gjimnazistë është përmbysur duke rënë afër greminës, ku për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre.

Për këtë ngjarje një personave që ndodhej në autobusin e përmbysur ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Përrenjasit, por të dyja palët ia kanë lënë përgjegjësinë njëra-tjetrës.

Bëhet me dije se, në vendngjarje ka mbërritur vetëm një ambulancë, ndërsa në aksident janë rreth 17 persona të plagosur.

Sipas telefonuesit vetëm një ambulancë ka shkuar në vendin e aksidentit, ndërkohë që kanë qenë rreth 17 persona të plagosur apo me lëndime.

Nxënësit e plagosur janë nisur për në spitalin e Përrenjasit, ku po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor.

auto_ka31542384346 auto_ka41542384357 auto_ka21542384332 auto_ka11542384319
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.