AKTUALITET

Drama e 28-vjeçares: Burri këngëtar tentoi të më vriste, nëna më kërkoi të prostituoja

10:31 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alma është 28-vjeçe. U martua në vitin 2010, pas 2-3 muaj njohje dhe fejese ngeli shtatzëne. Kjo i detyroi të bënin dasmë dhe të martoheshin me Ylberin. Gjate martesës erdhën në jetë 2 femijë, 2 djem të cilët aktualisht janë 8 dhe 6 vjeç (shkojnë në klasë të parë dhe të tretë). Gjate martesës burri punonte dhe blenë tokë, më pas ndërtuan në atë tokë edhe një shtëpi private, por marrëdhënia në çift nuk po shkonte si duhej.




Sipas 28-vjeçares bashkëshorti e dhunonte, abuzonte me drogërat dhe e tradhtonte me të tjera. Kjo solli ndarjen dhe Alma ju drejtua gjykatës, para 2 vitesh është bere dhe divorci.

Gjykata vendosi që kujdestarinë e fëmijëve t’ia lërë asaj ndërsa ish-bashkëshorti të paguante në total për të dy djemtë një pension ushqimor prej 15 mijë lekësh të reja.

Prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ishte 16-vjece dhe shkoi të jetonte me nenën e cila vetë nuk ka banesë, por jeton në një shtëpi me qera.

Babai nuk ishte dakord për divorcin, sipas tij ajo duhej të duronte dhunën e burrit pasi nuk kishte ku tëe shkonte dhe që atëherë nuk flet dhe s’ka asnjë komunikim me të. Për të disatën herë nëna është zënë me të dhe e ka nxjerre përjashta nga shtëpia se bashku me 2 fëmijët e vegjël.

Aktualisht ajo është strehuar për pak dite tek shtëpia e tezes, por ka ngelur në qiell të hapur. Punonte prej disa vitesh në një fabrike, këto ditë e ka lënë sepse nuk ka ku të lërë femijët.

Pasi është konfrontuar me të ëmën fizikisht kanë shkuar të dyja në polici dhe kanë firmosur qe nuk do t’i afrohen më njëra-tjetrës. Nëna thotë Alma e ka detyruar të marrë kredi për të paguar qeranë e shtëpise, i ka thënë që do të jetojë jetën e saj dhe nuk e ndihmon me.

Madje ajo e akuzon nënën se i ka kërkuar edhe të prostituoje për të fituar disa para, gjë që ajo se ka bërë kurrë. Ish-burri i ka kërkuar disa here t’i marrë ai fëmijët, por ajo thotë se do t’ia jap vetëm atëherë kur të vdes. Ai ka pasuri, por jep për fëmijët vetëm pensionin ushqimor të vendosur nga gjykata. Gjate martesës për shkak të dhunës Alma është pajisur 2 herë me urdhra mbrojtje.

Ish-burri është këngëtar popullor, por ka patur probleme me drejtësinë, është arrestuar edhe nga policia pasi ka telefonuar Alma dhe ka kërkuar ndihme “Me ndihmoni burri po kërkon të më vrase”, policia ka parandaluar ngjarjen. Sot 28-vjeçarja kërkon ndihme pasi është ne qiell të hapur me 2 fëmijët e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.