AKTUALITET

Ja kush do të paguajë për kalimin në autostradën Tiranë-Durrës

13:45 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Socsialte, Ervin Bushati shprehet se për shkak të infrastrukturës së mangët dhe nevojës për ta patur atë është e nevojshme që të paguajnë subjektet që përfitojnë prej saj.




Sipas tij autostradën “Tiranë-Durrës” e përdor më shumë biznesi dhe për këtë shkak duhet ta paguajnë.

Bushati shprehet se për lëvizjen mes dy qyteteve do të ketë dy rrugë alternative. Duke u ndalur tek protesta e banorëve të Unazës së re Bushati thekson se rruga e kundërshtuar prej tyre do të bëhet që t’i shërbejë ekonomisë dhe biznesit.

Ofertuesi për koncesionin e autostradës është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering. Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa.

Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro. Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë. Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.