SPORT

Juventusi planifikon goditjen e madhe, gati 50 milionë euro

14:41 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juventus ka gati një thesar që do ta investojë për të përforcuar një nga krahët e mbrojtjes.




Sipas “Tuttosport”, klubi torinez do të paguajë 50 milionë euro për të siguruar Marcelon nga Real Madrid.

30-vjeçari brazilian pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhezinj, por edhe nga trajneri Allegri.

Paratici dhe Nedved janë gati të përfshijë në operacion mbrojtësin Alex Sandro.

Ylli i Real do të bashkohej me Cristiano Ronaldon te bardhezinjtë, duke riformuar dyshen që ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Real Madrid për vite me radhë.

Shpresa e bardhezinjve është që bashkëpunimi i frytshëm të vazhdojë edhe në Torino, veçanërisht në Champions League.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.